Argjentinë. Vdesin në aksident tre familjarë të Papës
Tre familjarë të Papës Françesku mbetën të vdekur në një aksident rrugor në Argjentinë.
Bëhet fjalë për gruan e nipit të Papës Françesku dhe dy bijtë e saj të vegjël. Djali
i vëllait të Papës, Emanuel Horacio Bergoglio, 35 vjeç ishte i martuar me Valeria
Carmonën, 39 vjeç, e cila vdiq me dy fëmijët, Antonion, 8 muajsh, dhe Josenë, 2 vjeç.
Papa e mori lajmin menjëherë dhe mbeti thellësisht i pikëlluar nga ky lajm tragjik,
prandaj u kërkon të gjithë atyre që marri pjesë në dhimbjen e tij, të bashkohen me
të në lutje. Të gjithë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, sikurse edhe nëpunësit
e Selisë së Shenjtë, bashkohen me Papën Françesku dhe marrin pjesë në zinë që goditi
familjen e tij.