2014-08-18 11:26:49

Telegramet gjatë kthimit. Bekime hyjnore, për Kinën


Ashtu si gjatë shtegtimit të nisjes, edhe në kthim drejt Romës Papa Françesku u dërgoi telegrame përshëndetjeje presidentëve të 11 vendeve, mbi të cilat fluturonte avioni papnor. Sipas radhës: Koresë, Kinës, Mongolisë, Rusisë, Bjellorusisë, Polonisë, Sllovakisë, Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë e Italisë.
Posaçërisht presidentit kinez, Xi Jinping e qytetarëve të tij, Papa u drejtoi përsëri urime të përzemërta, duke u lutur, shkruan “për bekime hyjnore mbi tokën tuaj”.
E mirënjohjen e tij Papa Françesku ia shpreh edhe presidentes koreane, Park Geun-hye, duke uruar paqe e mirëqenie për popullin e dashur korean.Bekime e urime për paqe e begati, edhe në telegramet drejtuar viseve të tjera, mbi të cilat fluturoi avioni, që e sjell Papën në Romë.







All the contents on this site are copyrighted ©.