2014-08-18 12:26:05

Katedralja Myeong-dong


I kushtohet Zojës së Papërlyer e ngrihet në vendin ku luteshin bashkësitë e para të krishtera, që nga viti 1784. Mesha e kushtimit u kremtua ditën e Rrëshajve, më 29 shkurt 1898. Në periudhën 1900-1910 zhvendosen në kriptën e kishës, trupat e 16 martirëve, vrarë në persekutimet e Gihae (1839) dhe të Byeongo (1846). Në vitin 1942, këtu shugurohet ipeshkvi i parë korean, imzot Hoh Ginam. Trupat e Pjongjangut e pushtojnë katedralen në vitin 1950, ndërsa në vitin 1956 ajo kthehet në strehë për të shpërngulurit. Në vitin 1962 kremtohet mesha me rastin e riorganizimit të hierarkisë kishtare dhe të themelimit të 11 dioqezave. Në vitin 1969, kryeipeshkvi i Seulit, imzot Stephen Kim Sou-hëan bëhet kardinali i parë korean. Papa i parë që vë këmbën në këtë katedrale është shën Gjon Pali II i cili shkon në Korenë e Jugut në vitin 1984. Udhëtimi bëhet me rastin e 200-vjetorit të themelimit të Kishës. Në vitin 2012 merr detyrën kryeipeshkvi i 14-të i Seulit, kardinali Yaom Soo-jung. Në katedrale mund të hyjnë rreth njëmijë vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.