2014-08-16 10:35:20

Paul Yun Ji-Chung dhe 123 shokët e tij martirë


Paul Yun Ji-Chung dhe 123 shokët e tij martirë përfaqësojnë brezninë e parë të katolikëve koreanë, ndërsa martirët e shenjtëruar nga Gjon Pali II në vitin 1884, brezninë e dytë. Paul Yun Ji-Chung u martirizua së bashku me të kushëririn, sepse nuk pranoi të kremtonte ritet konfuciane, duke i zëvendësuar me ato katolike, në funeralin e nënës së tij. Në grupin e 123 martirëve, të gjithë koreanë shekullarë, ishte edhe ati James Ju Mun-mo, kinez, meshtari i parë që shkeli trojet e Koresë. E po ai kremtoi edhe Meshën e parë në vend. Njihej për zellin misionar. E tregon fakti që, gjashtë vjet pas ardhjes së tij, numri i katolikëve arriti në 10 mijë besimtarë. Pasi ia prenë kokën, ia ekspozuan para publikut, për t’u tallur.







All the contents on this site are copyrighted ©.