2014-08-16 10:35:43

Kkottongnae: Kodra e luleve


E themeluar në vitet ’70 nga ati John Ob Woong Jin, i bashkësisë së Përtëritjes Karizmatike, Kkottongnae e Vëllezërve në Jezusin frymëzohet nga fjalët e Shën Mateut (Mt 25,40): “Gjithçka bëtë vetëm për një nga këto vëllezërit e mi më të vegjël, ma bëtë mua!”. Kompleksi, që shtrihet mbi gjithë sipërfaqen e kodrinës, përfshin spitale, një universitet si dhe qendra për të varfrit e për të sëmurët e të gjitha moshave. Këto janë ‘lulet’ e veprës. Ndërtesat, që lartohen në këtë kodër, strehojnë çdo vit me mijëra njerëz, duke frymëzuar, me suksesin e tyre, bashkësi të ngjashme, në tetë vende të tjera të botës.








All the contents on this site are copyrighted ©.