2014-08-15 11:19:09

Dita e 6-të e Rinisë aziatike


Dita e 6-të e Rinisë aziatike titulluar “Rini e Azisë, ngreju! Drita e martirëve shndrit mbi ty”, zhvillohet në pesë ditë, nga 13 deri më 17 gusht, secila kushtuar një reflektimi të veçantë, frymëzuar nga një verset biblik.
Më 13 u kremtua Mesha e hapjes në Shenjtëroren e Solmoe, vendlindje e Shën Andreut Kim Daejon, meshtari i parë korean.
Data 14 do iu kushtua rizbulimit të rrënjëve të fesë në Kore e në vende të tjera aziatike.
Dita e tretë, 15 gusht, ka parullën “Të rinj, shkunduni!” (Youth Knock): pjesëmarrësit janë të ftuar t’u kundërvihen pseudovlerave antikristiane, që kërcënojnë gjithnjë më shumë fenë e tyre.
Ndër çastet kryesore të Ditës IV, 16 gusht, është shtegtimi mbi gjurmët e martirëve koreanë. E diela, 17 gusht, i kushtohet temës. “Shkoni në mbarë botën e predikojani Ungjillin të gjitha krijesave” (Mk 16,15), dhe Meshës përfundimtare në Kështjellën e Haemit.







All the contents on this site are copyrighted ©.