2014-08-14 10:11:58

Shtëpia Blu


Pallati presidencial e merr emrin nga ngjyra e 150 mijë tjegullave, që mbulojnë ndërtesën qendrore dhe anët e saj. U ndërtua më 1991, për të zëvendësuar pallatin e ngritur nën sundimin japonez (1910-1945). Në kompleksin e ri ndodhen disa zyra, salla takimesh e pritjesh, shërbimet e presidencës, por edhe selia private e kreut të Shtetit. Tri ndërtesat kanë formën arkitektonike tradicionale të pallateve mbretërore koreane, me vija përdredhura, që nisen nga çatia, për t’u bashkuar në lartësi duke formuar një trekëndësh.







All the contents on this site are copyrighted ©.