2014-08-14 09:59:59

Bekimi i Papës mbi Kinën


Për herë të parë avioni papnor mundi të fluturojë mbi trojet e Republikës Popullore të Kinës, falë autorizimit të Pekinit. E Papa Françesku i drejtoi presidentit Xi Jinping këtë telegram urimi: “Duke hyrë në hapësirën ajrore kineze, i drejtoj urimet më të mira Shkëlqesisë Suaj dhe të gjithë qytetarëve tuaj e i lypi Zotit bekimin hyjnor të paqes e të mirëqenies mbi Kombin”.
Papa i dërgoi telegrame urimi edhe presidentëve të vendeve të tjera, mbi të cilat fluturonte avioni i tij, gjatë shtegtimit drejt Koresë: presidentit të Italisë, Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë, Sllovakisë, Polonisë, Bjellorusisë, Rusisë e Mongolisë.









All the contents on this site are copyrighted ©.