2014-08-12 16:30:30

“Más por Menos”: Papa Françesku kërkon të shihet fytyra e Krishtit në të varfërit


Papa Françesku përshëndet pjesëmarrësit e edicionit të 45-të të nismës “Más por Menos”, e cila çdo vit i nxit katolikët argjentinas të tregohen solidarë me më të varfërit. Kësaj radhe, nisma ka për moto frazën “Faleminderit për ndihmën tënde”.
Në një mesazh, nënshkruar nga kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, Ati i Shenjtë “inkurajon të jetohet me gjeste të thjeshta e konkrete, duke u larguar nga pasuritë materiale e me bujari, ftesa e Jezusit për të qenë kripa e tokës dhe drita e botës, përmes dëshmisë së fesë, së dashurisë vëllazërore, së solidaritetit e përmes ndarjes së të mirave me nevojtarët, duke parë në ta fytyrën e Krishtit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.