2014-08-12 16:41:31

Papa emëron imzot Rossolatos, kryeipeshkëv të ri të Athinës


Papa Françesku pranoi tërheqjen nga detyra të imzot Nikòlaos Foscolos, për arsye moshe dhe emëroi kryeipeshkëv të Athinës dhe Administrator Apostolik të Rodit në Greqi, imzot Sevastianos Rossolatos, nga kleri dioqezan i Syros, i cili deri tani, ka qenë kancelar i Kuries dhe rektor i Shenjtërores “Faneromeni”.
Imzot Rossolatos është lindur më 19 qershor 1944 në Ermoupolis të Syros. Pasi përfundoi shkollën filloire në Syros, ndoqi gjimnazin dhe liceun në Athinë në shkollat e Vëllezërve Maristë. Nga viti 1962 deri më 1968 vijoi studimet e filozofisë dhe të teologjisë në Kolegjin Grek në Romë. Ka marrë bakalaureatin në filozofi e teologji në Universitetin Gregorian.
U shugurua meshtar më 21 korrik 1968 në Ano Syros, ku përveçse është rektor i shenjtërores “Faneromeni”, drejton revistën dioqezanë e ka detyra të tjera të rëndësishme pranë Kuries ipeshkvnore. Flet italisht e frëngjisht.








All the contents on this site are copyrighted ©.