2014-08-10 14:05:04

Ati i Shenjtë scout-ëve: bota ka nevojë për të rinj të guximshëm


Kështu u shpreh Papa Françesku, duke përshëndetur, në lidhje telefonike, më se 30 mijë të rinj scout, që morën pjesë në Meshën, kryesuar nga kardinali Angelo Bagnasco, kryetar i Konferencës ipeshkvnore italiane, me rastin e përfundimit të takimit kombëtar Agesci (Shoqata e Prijësve dhe e Skautëve Katolikë Italianë) në San Rossore. RealAudioMP3
Papa i përshëndeti të rinjtë, duke uruar të ecin me sukses në udhët drejt së ardhmes. Guximi, shtoi Papa, është virtyt i të rinjve:
“Bota ka nevojë për të rinj guximtarë. Për të rinj, që lëvizin udhëve e nuk ndalen kurrë. Me të rinj, që nuk luajnë vendit, nuk mund të ecim përpara. Kemi nevojë për të rinj, që kanë horizont për të ecur, e jo të rinj, që dalin në pension. E trishtueshme. E trishtueshme të shikosh një të ri në pension. Jo, i riu duhet të ecë përpara në udhën e guximit”.Papa, më pas, i nxiti të rinjtë të impenjohen për ta bërë botën më të mirë.







All the contents on this site are copyrighted ©.