2014-08-08 14:24:46

Imzot Massafra mbi udhëtimin e Papës Françesku në Shqipëri


Kisha Katolike e Shqipërisë po përgatitet shpirtërisht për të pritur Papën Françesku, i cili më 21 shtator, siç dihet tashmë, do të shkojë për vizitë në Tiranë. Përveç zbukurimeve të sheshit Nënë Tereza, ku Ati i Shenjtë do të kremtojë meshën, përmirësimit të rrugëve e ndonjë retushimi tjetër, ajo që ka rëndësi për besimtarët është përtëritja e shpirtit, në prag të këtij udhëtimi apostolik, që do t’i përforcojë në fe. Pikërisht për nismat e veprimtaritë, të cilat synojnë këtë lloj përgatitje, flet në mikrofonin tonë, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, njëkohësisht, kryeipeshkëv metropolit i Shkodër-Pultit. Ta dëgjojmë….RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.