Thirrje e Papës për popullsitë kineze të dëmtuara nga tërmeti
Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa bëri thirrje për popullsitë kineze,
dëmtuar rëndë nga tërmeti: “U shpreh afërsinë time popullsive të provincës kineze
të Yunnan, të dëmtuara rëndë nga tërmeti, që shkaktoi edhe një mori viktimash e dëmesh.
Lutem për të vdekurit e familjarët e tyre, për të plagosurit e për të pastrehët. Zoti
u dhëntë ngushëllim, shpresë e solidaritet në provë”. Ndërkaq ka arritur në 589,
numri i të vdekurve, nësa të plagosur deri tani janë 2.300 vetë. Skuadrat ndihmës
së shpejtë punojnë papushim në territor, në një shi të rrëmbyer, që i vështirëson
edhe më shumë kërkimet për të shpëtuar ç’mund të shpëtohet e shumë rrugë tashmë janë
të papërdorshme. Në kërkim të të humburve e të të plagosurve po punojnë më se 18 mijë
vetë: ushtarë, forca paraushtarake, funksionarë policie e zjarrfikës.