2014-08-03 11:35:44

Përgatitjet për vizitën e Papës Françesku në Shqipëri


Logo dhe moto, por sidomos programi i vizitës së Papës Françesku në Shqipëri, si edhe faqja e internetit kushtuar asaj u paraqitën të premten, më 31 korrik. Konferenca e shtypit u mbajt në selinë e kryeipeshkvisë së Tiranës, në praninë e imzot Rrok Mirditës, të kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore, imzot Angelo Massafra, të ipeshkvit-ndihmës të Tiranës, imzot George Frendo, të koordinatorit të përgjithshëm për vizitën papnore, Albert Nikolla dhe të përgjegjësit për Strukturën Informative, don Gjergj Meta. Të dëgjojmë si shkoi takimi me gazetarët në intervistën tonë me koordinatorin Albert Nikolla, njëkohësisht drejtor i Karitasit të Shqipërisë…00:05:21:98








All the contents on this site are copyrighted ©.