2014-08-01 14:59:07

Dita e Diasporës në Kosovë


Sot, në Kosovë u kremtua Dita e Diasporës. Në orën 11.00, në katedralen e Nënë Terezës në Prishtinë, ipeshkvi i vendit, imzot Dodë Gjergji, kremtoi meshën në praninë e emigrantëve, që ishin mbledhur në kishë nga e gjithë bota. Pasdite, në orën 15.00, në Teatrin Kombëtar, u shfaq drama “Dom Shtjefën Kurti – Martir për Fe dhe Atdhe”. Ajo është realizuar nga Shoqata Kulturore Teatrale “Zef Jubani” e Shkodrës, me regjinë e Gjon Stefës. Veprimtaria përfundoi me valle kombëtare shqiptare, ekzekutuar nga Shoqata Kulturore Artistike “Atë Shtjefën Gjeçovi” e Zymit.








All the contents on this site are copyrighted ©.