2014-07-30 17:55:29

Meshë në Romë për të krishterët e persektuar. Atë Haddad: fe e dëshmuar me gjak


Në Irak vijon persekutimi nga ana e xhihadistëve të Shtetit islamik, kundër të krishterëve, që detyrohen të zgjedhin ose fenë, ose vdekjen. Rrugë të mesme nuk ka! Për t’i ndihmuar me lutje vëllezërit e persekutuar, posaçërisht në Mosul, pranë Kishës romake të Shën Gregor Naciancenit sot u kremtua një Meshë e kryesuar nga ipeshkvi–ndihmës Filippo Iannone. Atë Mtanoius Haddad, famullitar i Kishës greko-melkite pranë Selisë së Shenjtë e quan fenë e të krishterëve të Lindjes së Mesme: “Besë e dëshmuar me gjak”.







All the contents on this site are copyrighted ©.