2014-07-28 18:04:17

Vazhdë gjaku në Nigeri


Pesë të vdekur e tetë të plagosur la pas atentati i fundmë në Kishën e Shën Gjergjit, në lagjen e krishterë Sabon Gari të Kanos, në veri të Nigerisë. E kësaj vazhde gjaku, që s’di të pushojë, i shtohet edhe rrëmbimi i gruas së zëvendës-presidentit të Kamerunit, gjë që vijon ta tensionojë më tej situatën në kufirin ndërmjet Nigerisë e Kamerunit.
Pikërisht këtu, dje, pas disa sulmesh, që i atribuohen grupit ekstremist Boko Haram, mbetën të vrarët e të plagosurit dhe u rrëmbye bashkëshortja e zyrtarit të lartë kamerunez, ndërsa ai vetë mundi të shpëtonte, falë ndërhyrjes së policisë. Autoritetet kameruneze e fuqizuan praninë ushtarake në zonë, duke vënë në lëvizje edhe gjuajtësit e duke e bombarduar zonën në kufi me Nigerinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.