2014-07-28 18:03:44

Papa përsëri në Kazertë: kuriozitet


Papa arriti përsëri sot në Kazertë me një Ford Focus, shoqëruar nga Xhandarmëria e Vatikanit. U ul nga makina e u nis, në këmbë, drejt shtëpisë së mikut të tij pastor. Njerëzit nuk u besonin syve, duke e parë të ecte krejt lirisht, fare pranë. Shpejtuan, prandaj, ta takojnë e ta përqafojnë. Ndërmjet tyre, një zonjë, që po dilte nga supermerkati. E ngarkuar me trasta, ajo u gjet papritmas ballpërball me Atin e Shenjtë, që shkëmbeu me të nja dy fjalë tejet gazmore. Më pas u takua me mikun e tij Traettino, që kishte dalë ta priste te porta e të dy u ngjitën në katin lart, për një bisedim privat.







All the contents on this site are copyrighted ©.