2014-07-28 18:03:06

Një lutje, në kujtim të të rënëve, 100 vjet më parë


Ditë zije, e sotmja, që na çon me kujtime në vitin e largët 1914, kur shpërthente Lufta I Botërore. Ditë dramatike.
Të gjunjëzohemi, prandaj, një çast, në lutje, për kujtim të të rënëve të kësaj Lufte e të gjitha luftërave, të lashta e të reja, që trondisin botën e jetët njerëzore. Të lutesh për të rënët e t’i kujtosh, do të thotë të punosh për paqen, kur mbi rruzullin tokësor vijon të endet fantazma e luftës.
Të krishterët duhet ta thonë një fjalë sot, duhet ta japin një mendim, ta bëjnë një përpjekje për t’i thënë jo vdekjes së mijëra njerëzve, të armatosur e më shumë të parmatosur, që u shuan (e vijojnë të shuhen) nën plumba e predha, mbi e larg vatrave, duke flijuar jetën, në valët e masakrave të kota.








All the contents on this site are copyrighted ©.