2014-07-21 15:36:01

Programi i vizitës së Papës në Kazerta më 26 e 28 korrik


Do të zgjasë më pak se pesë orë, vizita e Papës Françesku në Kazerta, të shtunën e ardhshme, më 26 korrik. Sipas programit, botuar sot nga Salla vatikanase e Shtypit, Ati i Shenjtë do të niset nga Vatikani me helikopter, rreth orës 15.00. Tre çerekë ore më pas, do të zbresë në heliportin e Shkollës së Nënoficerëve të Aviacionit Ushtarak, pranë Pallatit Mbretëror të Kazertës.
Në orën 16.00 Papa do të takohet me meshtarët e dioqezës, në Rrethin e Oficerëve Aviacionit Ushtarak, gjithnjë në Pallatin Mbretëror.
Në orën 18.00, Mesha në sheshin para Pallatit Mbretëror, në ditën e festës së Shën Anës, Pajtore e qytetit kampan.
Në orën 19.30, nisja. Rikthimi në Vatikan parashikohet për orën 20.15.
Dy ditë më pas, të hënën, më 28 korrik, Ati i Shenjtë do të rikthehet në Kazerta, në formë ngushtësisht private, për të vizituar pastorin ungjillor, Giovanni Traettino, mik i tij që nga koha kur ishte në Buenos Aires.







All the contents on this site are copyrighted ©.