2014-07-18 13:39:23

Ngushëllimet e Papës për viktimat e avionit të Malaysian Airlines


Papa Françesku mori vesh me pikëllim të madh, lajmin e tragjedisë së avionit të Malaysian Airlines në rajonin lindor të Ukrainës, shoqëruar me tensione të forta. Papa i larton Zotit lutjen e tij për viktimat e shumta të aksidentit dhe për familjarët e tyre, duke përsëritur, për palët në konflikt, thirrjen e zjarrtë për paqen e për impenjimin në gjetjen e zgjidhjeve me dialog, me qëllim që të shmangen humbje të tjera jetësh njerëzore të pafajshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.