2014-07-17 14:49:29

Papës i dhurohet bluza e skuadrës së futbollit të Argjentinës, me firmën e lojtarëve


Pavarësisht se humbën ndeshjen finale të Kampionatit Botëror të Futbollit, që u fitua 1-0 nga Gjermania, lojtarët e Argjentinës i dhuruan Papës Françesku bluzën bardh me të kaltërt të kombëtares, me firmën e tyre. Futbollistët deshën ta falenderojnë kështu Atin e Shenjtë për lutjet e tij. Shoqata e Futbollit Argjentinas vendosi në kompleksin sportiv brazilian, ku qëndruan lojtarët gjatë Kampionatit, një gjigantografi, ku shihet Papa me skuadrën argjentinase, në një ndeshje miqësore për nder të tij, luajtur me Italinë në Vatikan, vitin e kaluar.








All the contents on this site are copyrighted ©.