2014-07-16 14:14:00

Papa në Korenë e Jugut: on line, faqja zyrtare e vizitës


Është aktive faqja zyrtare e internetit për vizitën e Papës Françesku në Korenë e Jugut, me rastin e Ditës së gjashtë të Rinisë në Azi. Ajo është “popekorea.catholic.or.kr”. Kujtojmë se nga 14 deri më 18 gusht, Ati i Shenjtë do të shkojë në shtegtimin e tij të tretë ndërkombëtar. Me këtë rast, faqja e internetit – deri tani në dy gjuhë, në atë angleze e në atë koreane – jep informacione për vizitën, për organizimin, për lutjet e kremtimet liturgjike.








All the contents on this site are copyrighted ©.