2014-07-15 13:43:02

Ukrainë. Thirrja e ipeshkvinjve për paqen


“Trishtim i patregueshëm” dhe “ankth” për shkak të veprimeve ushtarake në lindje të Ukrainës, “që rrëmbejnë jetë të tjera njerëzore, veçanërisht jetët e të rinjve”. Ky është reagimi i Konferencës Ipeshkvnore Katolike Romake Ukrainase në lidhje me përplasjet që vijojnë në lidje të vendit. “Në emër të klerit dhe të laikëve të Kishës katolike në Ukrainë, u shprehim ngushëllimet tona prindërve dhe miqve të viktimave” të Zenolopilës dhe të vendeve të tjera – thonë ipeshkvinjtë.
Gjendja është gjithnjë e nderë – njofton agjencia Sir. Përplasjet ndërmjet ushtrisë dhe forcave filoruse vijojnë pa pushim. “Me dhimbje, gjunjëzohemi para atyre që dhanë jetën për të mbrojtur atdheun”, pohojnë prelatët. “Hyji, edhe në rrethanat më të ndërlikuara dhe të paparashikueshme, është në gjendje të veprojë për të mirën tonë”, vijon mesazhi, në të cilin i bëhet kjo thirrje edhe Zojës: “Të lutemi, me ndërmjetësinë e Nënës së paqes dhe të pajtimit, për ndalimin e armiqësive në Ukrainë” dhe kudo që ka mosmarrëveshje për të cilat kërkohet të ndërhyjë ushtria”.
Ipeshkvinjtë pohojnë se, duke u lutur për paqen, shumë besimtarë të ritit latin “shkojnë më këmbë si shtegtarë në vendet e shenjta, si në Letiçev, Berdiçev, Bilshivci, dhe i luten Zotit për një jetë plot hir në të vërtetën, në paqe, në mirëkuptim dhe falje për çdo banor të vendit tonë dhe për të afërmit tanë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.