Raporti IDOS: në dy vjet, ndërmarrjet e emigrantëve në Itali rriten me 9,5%
Shqiptarët, në vendin e katërt për numrin e firmave të ngritura nga emigrantët në
Itali. Javës së kaluar, ekipi i Dosjes Statistike të Emigracionit paraqiti me shifra
e analiza gjendjen e afaristëve emigrantë në Itali. Shqiptarët renditen pas marokenëve,
rumunëve dhe kinezëve, si titullarë të 7,6% të firmave individuale të emigrantëve.
Ata vazhdojnë të jenë shumica ndërtues. Në këtë sektor përbëjnë një të pestën e punonjësve,
të paraprirë nga rumunët. Në dy vjet, numri i përgjithshëm i firmave në dorë të
emigrantëve është rritur me 9,5%, ndërsa kriza i ka detyruar italianët ta ulin praninë
e tyre në treg me 1,6%. Këto statistika i referohen periudhës 2011-2013. Komenti
i Maria Paola Nanni-t, nën kujdesin e së cilës është përgatitur vëllimi: (Debora
Donnini) “Sot, ndërmarrjet që drejtohen nga emigrantë në Itali janë gati gjysëm
milion, saktësisht 497 mijë. Ato ndikojnë me mëse 8% në numrin e përgjithshëm të firmave
të regjistruara në Dhomat e ndryshme të Tregtisë. Është ndikim që rritet nga viti
në vit, pavarësisht nga vështirësitë e krizës”. I rëndësishëm, numri i grave
në firmat e huaja: janë një e katërta e emigrantëve me punë të pavarur, në rritje
me 5,4%.