2014-07-13 15:08:07

E diela e Detit: mesazh i Këshillit Papnor për Emigrantët dhe Endacakët


Sot është e diela e dytë e korrikut, që i kushtohet detit dhe njerëzve të tij. Me këtë rast, Këshilli Papnor për Emigrantët dhe Endacakët ka bërë të ditur një mesazh, ku uron që “bashkësitë e krishtera dhe shoqëria në përgjithësi, t’i shohin njerëzit e detit si persona që kontribuojnë, duke e bërë jetën tonë më të rehatshme, si edhe t’i falenderojnë për punën e sakrificat e tyre”. Kjo festë, lexohet në tekst, ka edhe rëndësi ekumenike, sepse në shumë porte, kremtimet e veprimtaritë e sensibilizimit për gjendjen e detarëve bëhen së bashku me konfesionet e tjera të krishtera, duke dhënë kështu dëshminë e unitetit në mbrojtjen e të drejtave të këtyre njerëzve.








All the contents on this site are copyrighted ©.