Françesku për Papën, Kishën e Botën: intervista (2)
Vijojmë rrëfimin e Françeskut për Papën, Kishën e Botën, duke nisur nga intervista
e tij dhënë gazetës “La Vanguardia”. Sot Françesku, intervistuar nga Henrique Cymerman,
flet për sistemin e sotëm ekonomik, që nuk është më i zoti të mbahet në këmbë, për
revolucionin, persekutimin e të krishterëve, Lindjen e Mesme, ku vijon ushtrimi i
dhunës në emër të Zotit…E jep edhe mendimin e tij, për këtë tragjedi pa fund…. Mendimi i parë,
i hidhur, i Papës: “Të bësh revolucion të madh, do të thotë të shkosh deri në rrënjë” “Skartojmë
një brezni të tërë, për të mbrojtur këtë sistem ekonomik, që nuk mbahet më në këmbë”,
denoncon Papa në intervistën dhënë gazetës “La Vanguardia”, që del në Barcelonë, në
gjuhën katalane e atë spanjolle. Përmes përgjigjeve të tij, dëshmon gjithë guximin
e thjeshtësinë e papnisë së tij.
Pyetja e parë e intervistës së gjatë, përmban
shqetësimin e natyrshëm të Papës: “A kavende ku sot të krishterët
vijojnë të persekutohen”.
Të krishterët e persekutuar janë shqetësim, që
më përket nga afër, si bari i tyre. Di shumë hollësira për këtë persekutim, që nuk
më duket e urtë t’i tregoj këtu, për të mos fyer askënd. Por nuk mund të mos kujtoj
se ka vende, ku është e ndaluar të kesh Biblën, të japësh mësime katekizmi, të mbartësh
një kryq… Një gjë, por, nuk mund të mos e vë në dukje. Jam i bindur se persekutimi
i të krishterëve sot, është më i fortë se në shekujt e parë të jetës së Kishës. Sot
ka më shumë të krishterë martirë, se në ato kohë. E nuk është fantazi, e thonë numrat!
Dhuna
në emër të Zoti mbretëron në Lindjen e Mesme.
Është kontradiktë. Dhuna
në emër të Zotit nuk i përshtatet kohëve tona. Është diçka ne e moçme. Parë në perspektivë
historike, duhet thënë se edhe ne, të krishterët, e kemi praktikuar. Kur mendoj për
luftën e 30 vjetëve, nuk mund të mos them se kjo ishte dhunë në emër të Zotit. Po
sot është e papërfytyrueshme, apo jo? Nganjëherë, përmes fesë, arrijmë në kontradikta
tepër serioze, tejet të rënda. Tek fundamentalizmi, për shembull. Në tri fe kemi grupet
tona fundamentaliste, të vogla natyrisht, po t’i krahasojmë me shumicën.
Ç’mendoni
për këtë? Një grup fundamentalist, edhe nëse nuk vret askënd, edhe nëse nuk
rreh askënd, është i dhunshëm. Struktura mendore e fundamentalizmit, është dhuna në
emër të Zotit.