2014-07-09 17:47:40

Raketa izraelite mbi Gazën: vdesin 30 palestinezë


Nga Gaza vijojnë të arrijnë lajme, që flasin për të vdekur nën bombardimet e izraelitëve. Me lajmin e vdekjes së një nëne dhe të birit, 4 vjeç, arrin në 37 numri i viktimave palestineze, ndërmjet të cilave, shumica gra e fëmijë, por edhe 15 drejtues të Hamasit, të goditur orët e fundit nga rreth 500 raketa të Tel Avivit. Presidenti palestinez Abu Mazen pohon se fraksionet dhe liderët e Hamasit në Gazë, sigurojnë se duan t’i ulin armët. Pasiqë nga e hëna, nisën kundër Izraelit 225 raketa, duke shkaktuar vetëm frikë, por asnjë të vdekur. Izraeli premton se do ta thellojë atë, që e quan sulm kundër Hamasit e, nëse është e nevojshme, edhe me ndërhyrje nga toka. Ministri i Mbrojtjes pohon se nuk do të jetë betejë afatshkurtër.








All the contents on this site are copyrighted ©.