2014-07-09 14:26:56

Afrika Qendrore: rrethohet katedralja e Bambarit


Rrethohet nga kryengritësit e Selekës katedralja e Shën Jozefit në Bambari (Afrika Qendrore), përreth së cilës janë vendosur më se 12.000 të shpërngulur, siç kishte njoftuar ipeshkvi i vendit për agjencinë Fides, duke bërë thirrje për ndihmë.
Sipas burimeve të Kishës vendore të kontaktuara nga Fides në kryeqytetin Bangui, “nga informacionet e pakta në dispozicion, njoftohet se ndër të shpërngulurit ka të plagosur, por për momentin është e vështirë të kemi informacione të mëtejshme, sepse linjat telefonike me rajonin e Bambarit janë të bllokuara”.
Disa burime të egjencisë pohojnë se rrethimi ka filluar pasditën e 7 korrikut. Mësymësit kanë qëlluar me armë kundër kompleksit të katedrales, duke goditur edhe shkollën banesën e ipeshkvit. Sipas dëshmisë së një meshtari, disa qytetarë janë strehuar qelën e famullisë, ndër të cilët ka edhe të plagosur.
Në qytet gjenden ushtarët francezë të forcës Sangaris, të cilët janë përleshur me kryengritësit. Në Bambari ka javë që popullsia jeton me tension për shkak të kryengritësve të Selekës dhe të grupeve anti-balaka.








All the contents on this site are copyrighted ©.