2014-07-08 12:54:37

Instituti për Veprat Fetare (IOR) paraqet bilancin


Instituti vatikanas për Veprat Fetare (IOR) paraqiti rezultatet e bilancit 2013 dhe shpalli fillimin e fazës së dytë të reformimit. IOR-i paraqiti hollësitë më të fundit lidhur me rezultatet e arritura në fazën e parë të reformës së Institutit, ndërsa faza e dytë, domethënë integrimi i Institutit në kontekstin e ri ekonomiko-administrativ të Vatikanit, do t’i besohet një Këshilli tjetër dhe një stafi drejtuesish, që do të emërohen së shpejti, të cilët do të veprojnë në një strukturë të re qeverisëse. Mbi rezultatet e 2013 rëndojnë pagesat e pashmangshme për plotësimin e fazës së parë dhe ato lidhur me investimet e trashëguara nga administratat e mëparëshme.
“Siç është caktuar në maj 2013– pohoi Kryetari i Këshillit të Mbikqyrjes, Ernst von Freyberg – jemi përqendruar tek objektivi i prurjes së IOR-it brenda rregullave financiare, me synimin për ta bërë më të sigurt dhe transparent, në mënyrë që Ati i Shenjtë të mund të ketë sa më shumë mundësi të vendosë për të ardhmen e Institutit. Me punën e kryer kemi hedhur themelet për krijimin e kushteve, në të cilat një ekip i ri drejtues mund ta lejojë IOR-in të kryejë shërbime vërtet të jashtëzakonshme në botën e financës katolike. Pavarësisht punës së madhe për përmirësimin e administrimit të brendshëm, IOR-i u është përgjigjur në mënyrë të lavdërueshme klientëve, me në krye Selinë e Shenjtë. Në gjysmën e parë të 2014-tës arritëm rezultate shumë pozitive, të cilat vërtetojnë përpjekjet e bëra nga të gjithë ata që punojnë në IOR”.








All the contents on this site are copyrighted ©.