2014-07-05 19:21:20

Papa rrok të sëmurët e drekon me të varfrit


Në përfundim të Meshës, Papa Françesku shkoi në Katedralen e Kampobasos ku, pas adhurimit të të Shenjtnueshmit Sakrament, përshëndeti e përqafoi disa të sëmurë e handikapatë. Ndërmjet tyre, një djalë i prekur nga autizmi, me emrin Françesk. Posaçërisht prekës, takimi me një mësuese të sëmurë nga kanceri, që dëshironte t’i dhuronte Atit të Shenjtë një kryq hekuri, tipik për artizanatin molisan. Papa i tha: “Po ta bekoj e po ta kthej përsëri, e ti duhet të më premtosh se do të lutesh për mua mbi këtë kryq. Ky është pakti ynë!”.
Më pas shkoi në Shtëpinë e Engjëjve, qendër e re bamirësie e dioqezës, krijuar në një ish-shkollë. Këtu drekoi me të varfrit e asistuar nga Karitasi, duke përuruar, kështu, edhe strehën e re të të varfërve.








All the contents on this site are copyrighted ©.