2014-07-04 16:40:16

Lutja e DBR-së së Krakovit 2016


O Zot, Atë i mëshirshëm,që e dëftove dashurinë në Birin tënd Jezus,
e e dikove mbi ne në Shpirtin Shenjt, Ngushëllues:
Ty t’i besojmë sot fatet e botës,
fatet e çdo njeriu.
E t’i besojmë posaçe
të rinjtë e çdo gjuhe, të çdo populli, të çdo kombi:
priju e mbroji në shtigjet e ngatërruara të botës së sotme,
jepu hirin të vjelin fryte të begata
nga përvoja e Ditës Botërore të Rinisë në Krakov.

O Atë qiellor,
na bëj dëshmitarë të Mëshirës sate!
Na mëso t’ua çojnë fenë dyshimtarëve,
shpresën, të pashpresëve,
dashurinë, zemërzbraztëve,
faljen, keqbërësve
lumninë, të palumëve.
Bëj që shkëndija e dashurisë përdëllyese
që ndeze në shpirtin tonë
të bëhet zjarr, t’i shndërrojë zemrat,
ta rinojë faqen e tokës.
Mari, Nënë e Mëshirës, lutu për ne.Shën Gjon Pali II, lutu për ne!







All the contents on this site are copyrighted ©.