Lufta në Irak: imzot Sako i shkandulluar nga egoizmi i Perëndimit
Arabia Saudite forcon kontrollin e kufijve me Irakun, duke aktivizuar 30 mijë ushtarë,
ndërsa vijon përparimi i lëvizjes integraliste Isis, Shtetit islamik të Irakut e të
Lindjes. Dje liderët e Isis u bënë thirrje myslimanëve të gjithë botës, duke uruar
të lindë një lloj ‘perandorie islamike. Gjithnjë më të shqetësuara, bashkësitë e krishtera
irakiane, siç pohon, në mikrofonin tonë, patriarku kaldeas, Louis Raphaël I Sako: Përgjigje: -"Le Pays vit aujourd’hui une situation…" Vendi jeton sot në një gjendje
kaotike e shkon drejt ndarjes. Kurdistani është tashmë i pavarur e provincat sunnite
kontrollohen nga qeveria qendrore. Jugu është më i qetë, sepse i kontrolluar plotësisht
nga shiitët. Po ne, të krishterët, ç’fund na pret? Si ne, si myslimanët, jemi të pushtuar
nga frika, sepse i tërë sistemi është tejet i brishtë. Nuk e dimë se kur kjo situatë
do të shpërthejë…. ndjehet fort rreziku i luftës civile e i ndarjes së vendit. Përsa
më përket mua, jam vërtet i tronditur e i shkandullar nga egoizmi dhe individualizmi
i Perëndimit. U bëj thirrje të gjithëve, mbarë Kishave, Konferencave ipeshvnore, të
krishterëve, bashkësive rregulltare, të bëjnë ç’të munden, sidomos, të ngrenë zërin
për ta dënuar gjithë këtë që po ndodh në vendin tonë. Pse të kemi frikë nga e vërteta?
Duhet ta themi me zë të lartë!