2014-07-01 16:16:26

Ukrainë: bombardimet prekin katedralen e Slavjanskit


Katedralja e Shën Aleksandër Nevskit në Slavjansk, në lindje të Ukrainës, u godit nga bombardimet e ushtrisë së Kievit, më 29 qershor, pak para përfundimit të armëpushimit të njëanshëm, vendosur nga presidenti Petro Poroshenko. Sipas njoftimeve të dioqezës së atjeshme, bombardimet filluan në mëngjes, ndërsa po zhvillohej liturgjia e së dielës. Gjatë sulmit, i cili zgjati rreth 30 minuta, në atë zonë gjendeshin rreth njëmijë vetë, shumë prej të cilëve ishin mbledhur për të marrë ndihmat humanitare, që zakonisht shpërndahen aty. Nuk pati asnjë të vrarë, as të plagosur.
“Kur filluan bombardimet, të gjithë rendën drejt kishës” – tregon famullitari Nikolay Fomenko. “Katedralja u mbush dhe njerëzit iu lutën Hyjit me lotë nëpër faqe. Xhamat e disa dritareve u thyen për shkak të shpërthimeve, dhe u bombardua lagjja e Artiomit e tregu qendror, ku u prekën shumë civilë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.