2014-06-30 15:12:26

Papa të rinjve holandezë: jini revolucinarë, si Lumnitë


Në Lumnitë mund të gjeni një program jete të re, të dlirë, plot vrull. E nënvizon Papa Françesku në mesazhin drejtuar Festivalit Kombëtar të rinisë katolike holandeze, organizuar këto ditë në Abacinë e Mariënkroon në Nieuwkuijk. Në mesazh Papa i fton të rinjtë të mendojnë për gjëra të mëdha, duke marrë për model, të Lumin Piergiorgio Frassati, që nuk gjallonte, po e jetonte jetën me gjithë begatinë e saj shpirtërore.
“Të jetosh pa fe, pa trashëgimi, që duhet mbrojtur, pa luftuar luftën e bukur për të vërtetën, kjo nuk është jetë, është gjallesë pa kuptim!”. Papa Françesku citoi, kështu, fjalët e Frassatit, për t’i nxitur të rinjtë holandezë të jenë revolucionarë, siç porosit Jezusi në Lumnitë.








All the contents on this site are copyrighted ©.