Anëtarët e grupit integralist islamik nigerian Boko Haram sulmuan dje disa kisha në
Shibok, qytet në veri-lindje të Nigerisë, ku më se 200 nxënëse të liceut u rrëmbyen
në gjysmën e prillit të kaluar. Me sa duket më se 10 vetë humbën jetën. Dëshmitarët
flasin për sulme me bomba dore e me armë zjarri si dhe për tri kisha të djegura deri
në themele.