2014-06-30 15:43:55

Françesku takohet me Mbretin Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëreshën Leticia


Papa Françesku priti sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit, Mbretin e Spanjës, Felipe VI dhe Mbretëreshën Leticia. Familja mbretërore u takua, më pas, edhe me kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së tij, që shoqërohej nga imzot Antoine Camilleri, zëvendës-sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.
“Gjatë bisedimeve të përzemërta, njofton Salla e Shtypit e Vatikanit, u shpreh kënaqësia për këtë vizitë, e para jashtë vendi, që vjen menjëherë pas asaj të Mbretit Juan Carlos I e Mbretëreshës Sofia, më 28 prillin e kaluar, shoqëruar me urimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë e Spanjës”.U prekën, pastaj, edhe tema me interes rbashkët, si dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet Kishës dhe Shtetit për të mirën e mbarë shoqërisë spanjolle. Së fundi u cekën disa problematika me karakter ndërkombëtar e rajonal, me vëmendje të veçantë për zonat e konfliktit.







All the contents on this site are copyrighted ©.