2014-06-30 15:15:14

Festa e Martirëve të parë në Vatikan


Në Vatikan përkujtimi i martirëve të parë të krishterimit, në festën e tyre liturgjike, nisi që në orët e para të mëngjesit, me Meshën e Papës, kushtuar pikërisht dëshmitarëve, që vaditën me gjak trojet poshtë atij elteri, ku kremtohej Mesha. Vijoi, pastaj, me kremtime të tjera, në Bazilikën e Vatikanit, për të përfunduar në Kishën e Zojës së Dhimbshme pranë Varrezës Teutonike ku, në orën 18.00, u kremtua Mesha Shenjte, kryesuar nga kardinali Xhanfranko Ravazi. Hirësia e Tij i priu edhe procesionit eukaristik. Vargani i gjatë i besimtarëve përshkoi rrugicat e Qytetit të Vatikanit, përhumbur në blerimin e verës, për të përfunduar në Sheshin, që mban emrin e Martirëve të parë romakë. Aty Kolegji i Kultit të Martirëve vendosi një lapidar, për të kujtuar fljimin e të krishterëve të parë të Romës.








All the contents on this site are copyrighted ©.