2014-06-30 15:12:50

Botohet programi i shtegtimit të Papës në Molise


Salla vatikanase e Shtypit botoi programin e vizitës baritore të Papës Françesku në Molise, të shtunën e ardhshme, më 5 korrik. Ati i Shenjtë do të niset nga Vatikani në orën 7.45. Një orë më pas, do të prekë tokën në heliportin e Universitetit të Molises në Kampobaso.
Në orën 9.00 do të takohet me botën e punës dhe të industrisë, në Sallën e madhe të Universitetit.
Në orën 10.30, në ish-stadiumin Romagnoli të Kampobasos, do të kryesojë Meshën Shenjte, në bashkëkremtim me klerin vendas. Pastaj do të zhvendoset në Katedralen e qytetit ku, rreth orës 12. 30, do të përshëndesë disa të sëmurë.
Në orën 13.00, do të ulet në sofër i rrethuar nga të varfrit, që ndihmohen prej Karitasit, në Shtëpinë e Engjëjve.
Pasdite, në orën 15.15, do të takohet me të rinjtë e dioqezës së Abrucit e të Molises, në Sheshin e Shenjtërores së Kastelpetrozos.
Në 16.30, takimi me të burgosurit në burgun e Izernias.
Në 17.45, përshëndetja e të sëmurëve, në Katedralen e qytetit.
Në 18.15, në sheshin e Katedrales, takimi me qytetarët; gjatë kësaj ngjarjeje, do të shpallet edhe Viti Jubilar Çelestinian.
Në orën 19.30, nisja me helikopter nga kazerma e zjarrfikësve të Izernies. Rikthimi në Vatikan parashikohet për orën 20.15.








All the contents on this site are copyrighted ©.