2014-06-29 15:01:09

Kori i Patriakatit të Moskës këndon me Kapelën muzikore Papnore


Kjo veprimtari nisi me Papën Benedikti XVI e po mbështetet fuqimisht nga Papa Françesku, parë si pikë prekëse dialogu për zbulimin e burimeve të përbashkëta. Mbrëmë ky kor dha, në Kapelën Sikstine, një koncert, titulluar “Ut unum sint”- “Që të jemi një gjë e vetme. Tradita muzikore e dy mushkrive të Kishës”.RealAudioMP3
Koncerti u organizua nën kujdesin e Sekretarisë së Shtetit për eprorët e Kuries Romake dhe krerët e misioneve të ambasadave, akredituar pranë Selisë së Shenjtë. U ndoq pika e dimantë e muzikës së Kishës latine dhe e Kishës ortodokse ruse. Dy koret kënduan së bashku, duke shndërruar zërat, nën drejtimin e dy mjeshtrave: “Tu es Petrus” e kompozitorit Palestrina; “Gloria”, nga Missa Papae Marcelli e Palestrinës; “Te Deum” në paleosllavishte, e Bortnjanskij-t, Stabat Mater e Palestrinës dhe Credo nga Missa Papae Marcelli e Palestrinës.

Kremtimi i sotëm eukaristik, kryesuar nga Papa në Bazilikën e Shën Pjetrit, në praninë e delegacionit ortodoks e me dy koret prestigjoze, që kënduan përsëri të bashkuar, ishte simbol i atij uniteti, që e dëshirojnë gjithjë të krishterët, duke besuar se një ditë do ta marrim si dhuratë nga Zoti.








All the contents on this site are copyrighted ©.