2014-06-28 18:11:17

Takim me historinë: Filarmonia e Vjenës, drejtpërdrejt nga Sarajeva


Më 28 qershor 1914, gjatë një atentati në Sarajevë, humbiste jetën arkiduka i Austrisë, Franz Ferdinandi. Ishte shkëndija e hedhur mbi barut, që ndezi Luftën I Botërore.
E sot, 28 qershor 2014, në orën 18.00, drejtpërdrejt nga Sarajeva, nisën kremtimet e njëqindvjetorit të tragjedisë së madhe, me një koncert të Filarmonisë së Vjenës.
Tinguj muzikorë, në vend të vringëllimave të armëve. Orkestra e nisi koncertin pikërisht nga Vijecnica, pallati para të cilit u krye atentati ogurzi. Në program, veç tjerash, Simfonia e famshme e pakryer e Franz Schubert; Kënga e fatit për kor e orkestër op 54 (me tekste të Hoelderlin) e Johannes Brahms dhe Valse e Maurice Ravel. Në podium u ngjit edhe Franz Welser Moest. Kori ishte ai i Teatrit Kombëtar të Sarajevës.







All the contents on this site are copyrighted ©.