2014-06-28 18:15:07

Françesku priti presidentin e Madagaskarit: lufta kundër varfërisë, në plan të parë


Sot Papa priti në audiencë presidentin e Madagaskarit, Hery Martial Rajaonarimampianina. Gjatë bisedimeve, njofton një notë e Sallës vatikanase të Shtypit, u vu theksi mbi fazën aktuale të zhvillimit ekonomik në vendin afrikan, duke nënvizuar ndihmesën pozitive të Kishës katolike në përpjekjet për pajtim kombëtar e stabilitet politik. U fol edhe për kontributin e Kishës në sektorin e arsimit e të shëndetësisë. U prekën, më pas, tema me interes të përbashkët, si lufta kundër varfërisë dhe kundër pabarazisë shoqërore. Së fundi u cekën edhe situata ndërkombëtare si dhe konfliktet, që trondisin zona të ndryshme të botës.








All the contents on this site are copyrighted ©.