2014-06-27 16:39:56

Papa: për shkak të një sëmundjeje të lehtë, anulon vizitën në Gemelli


Një sëmundje e lehtë, e papritur, e pengoi Papën Françesku të shkojë, sot pasdite në Poliklinikën Gemelli të Romës, për vizitën aq të pritur, me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Fakultetit të Mjekësisë dhe të Kirurgjisë së Universitetit Katolik.
Duke e dhënë këtë njoftim, Salla e Shtypit e Vatikanit saktëson se Meshën do ta kremtojë kardinali Anxhelo Skola, që do të mbajë edhe homelinë e përgatitur nga Ati i Shenjtë.








All the contents on this site are copyrighted ©.