2014-06-26 13:49:30

Lirohet Meriam, e krishtera e akuzuar për apostazi


Duket se do të përfundojë mirë historia e Meriam Yahya Ibrahim Ishaga, gruas së krishterë sudaneze, e akuzuar për apostazi. U lirua të hënën, pas anullimit të dënimit me vdekje, por u ndalua përsëri në aeroportin e Khartumit, ndërsa merrte avionin për të shkuar në SHBA, së bashku me të shoqin e me dy fëmijët. Kësaj radhe akuzohej se kishte me vete dokumente të paligjshme. Sot, më në fund, përfundoi kalvari i saj dhe i familjes. Policia e liroi e shërbimet e sigurimit e çuan në një vend të sigurtë. Sipas autoriteteve, gruaja u paraqit në aeroport me pasaportën e Sudanit të Jugut e me vizën e SHBA-ve, pa qenë nënshtetase e asnjërit prej këtyre vendeve. Ligji nuk e lejon këtë e Meriami mund të dënohej me 5 vjet burg.







All the contents on this site are copyrighted ©.