2014-06-24 16:14:27

Sudan: Meriam arrestohet sërish në Khartum, por do të lirohet së shpejti


Meriam Yahia Ibrahim Ishag, gruaja e krishterë, dënuar me vdekje për apostazi e liruar dje, u arrestua sërish në Sudan. Lajmin e jep avokati i saj përmes presidentes së organizatës jo fitimprurëse “Italians for Darfur”, Antonella Napoli, intervistuar edhe nga Radio Vatikani. Meriami, i shoqi Daniel dhe vetë avokati u ndaluan në aeroportin e Khartumin nga Shërbimet sekrete sudaneze. Sipas gjasave, do të lirohet shpejt, pasi i mungon diçka në dokumente.








All the contents on this site are copyrighted ©.