2014-06-22 10:23:46

Dy javë për lirinë: fushata e Kishës në SHBA


Filloi dje e do të përfundojë më 4 korrik, edicioni i tretë i “Fortnight for freedom” (Dy javë për lirinë), fushata vjetore për lirinë fetare, organizuar që nga viti 2012 nga Konferenca Ipeshkvnore e SHBA-ve. Ajo synon të mobilizojë bashkësinë katolike dhe të tërheqë vëmendjen e opinionit publik ndaj problemit të mbrojtjes së kësaj të drejte themelore. Tema e zgjedhur për këtë vit është “Liria për të shërbyer”. I referohet sidomos vështirësive që po hasin mjekët e krishterë, jo vetëm në Amerikë, por kudo në botën perëndimore, për të kundërshtuar praktika si aborti apo eutanazia.








All the contents on this site are copyrighted ©.