2014-06-19 13:35:41

Kishat Evropiane: të promovojmë paqen, të drejtat, mbrojtjen e jetës


“Roli dhe pesha e Këshillit të Evropës pranë kombeve evropiane, jo vetëm nga pikpamja politike, por sidomos nga pikpamja shoqërore e kulturore, është i tillë, sa na u duk e arsyeshme të shkojmë në Strasburg. Kështu do të kuptojmë më mirë funksionimin e Këshillit e do të çojmë zërin e realiteteve kishtare në këtë Këshill”. Më këto fjalë për agjensinë Sir, Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane (CCEE), imzot Duarte da Cunha, sqaron argumentet e takimit të 42-të të Sekretarëve të përgjithshëm të Konferencave ipeshkvnore të Evropës, që u hap në qytetin alsazian për t’u mbyllur më 22 qershor.
“Besojmë – pohohet për agjensinë Sir – se misioni i promovimit dhe i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të shtetit ligjor dhe të demokracisë, tipik për Këshillin e Evropës, merr kuptim të plotë kur promovon paqen, zhvillimin e gjithanshëm të njeriut, mbrojtjen e lirisë e të jetës, të cilat janë në qendër të punës së Kishës”. Për të përballuar këtë impenjim të përbashkët, është e nevojshme që Kishat të ndërgjegjësohen e të aftësohen për të diskutuar mbi këto probleme në nivelin evropian, ku duhet të dëgjohen si përfaqësues të shoqërisë civile e duhet të kontribuojnë në marrjen e vendimeve.
Punimet e takimit ndërmjet institucioneve evropiane dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike u hapën në Qendrën e Shën Tomës, dy hapa larg lagjes ku e kanë selinë Këshilli i Evropës dhe Parlamenti i saj.







All the contents on this site are copyrighted ©.