2014-06-15 18:01:38

Në Shëngjin ngrihet shtatorja e At Zef Pllumit


Në një ceremoni të veçantë dhe festive, është çelur dje zyrtarisht sezoni turistik në plazhin e Shëngjinit. Gjatë kësaj ceremonie ku morën pjesë ish-Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç, ish-presidentët e Shqipërisë Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe arqipeshkvi i dioqezës se Lezhës Ottavio Vitale, u inaugurua edhe shtatorja e Penës së Artë, At Zef Pllumi, e vendosur në qendër të shëtitores kryesore. Për kreun e komunës Salvador Kaçaj, lartësimi i tij është detyrimi që Shëngjini ka për njeriun e këtyre trojeve.
Marrë me shkurtime nga
më 15/06/2014








All the contents on this site are copyrighted ©.