2014-06-14 18:28:59

Meshët në Shën Martë ndërpriten në korrik e gusht, audiencat e përgjithshme, vetëm në korrik


Meshët e Papës në Shtëpinë e Shën Martës ndërpriten në fillim të korrikut e deri në fund të gushtit; audiencat e përgjithshme, për gjithë muajin e korrikut. Këto janë ndryshimet e veprimtarisë së Papës gjatë periudhës verore, sipas një njoftimi, që u dha sot.
Ndërsa meshët e mëngjesit do të rifillojnë në muajin shtator, audiencat e përgjithshme do të mbahen rregullisht gjatë gushtit, në Vatikan, respektivisht në datat 6, 20 e 27 gusht. Audienca e datës 13 nuk do të mbahet, sepse këtë ditë Papa do të jetë në Korenë e Jugut, për takimin me të rinjtë aziatikë.
Asnjë ndryshim për lutjen e Engjëllit të Tënzot, që Papa do të vijojë ta kryesojë gjatë gjithë verës, në Vatikan, çdo të diel, përveç Solemnitetit të të Ngjiturit të Zojës në Qiell dhe të dielën, më 17 gusht, sepse do të jetë në një shtegtim apostolik, që do të përfundojë një ditë më pas.









All the contents on this site are copyrighted ©.