2014-06-11 13:52:51

Nigeri: dhunë dhe 20 vajza të tjera të rrëmbyera në veri


Ndeshje gjakatare shpërthyen në Kano, në veri të Nigerisë, ndërmjet përkrahësve të sapozgjedhurit Lamido Sanusi dhe kundërshtarëve të tij. Gjithnjë në veri, pranë qytetit Chibok, u rrëmbyen përsëri një mori vajzash të reja, të paktën 20. Të rejat u hoqën zvarrë drejt disa autove, pas sulmit të armatosur në një fshat endacakësh. Kujtojmë se këto vajza u shtohen 200 studenteve, rrëmbyer pikërisht në Chibok, që mbeten ende në duart e islamistëve të Boko Haram. E pikërisht në një operacion ushtarak kundër tyre, në verilindje të vendit, mbeten të vrarë 50 burra, militantë të grupit terrosit nigerian, autor i të gjitha atentateve gjakatare të muajve të fundit, që i kushtuan jetën qindra nigerianëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.